FOTO/ Modelja shqiptare i rikthehet pozave s*ksi, 6 muaj pas ndarjes nga i dashuri italian

Modelja e njohur nga Durrësi, Beniada Nishani, vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë ngacmon fantazinë e ndjekësve të saj me foto seksi.

 Ajo njihet edhe si tifoze e zjarrtë e Juventusit, është ndarë nga i dashuri italian, vetëm 6-muaj pasi e prezantoi publikisht.

Ajo ndau me ndjekësit verën e kaluar, foto e video duke shkëmbyer puthje në buzë me partnerin, ndërkohë që nuk kurseu spektaklin e pozave topless pranë tij.

Beniada dhe partneri po kalonin një verë të bukur romantike, duke pushuar nga Capri i Italisë deri në Ibiza të Spanjës. Miqtë e komplimentuan çiftin, pasi dukeshin shumë bukur pranë njëri-tjetrit, por lidhja më shpejt mbaroi se filloi.

Shkak janë bërë disa mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë, duke qenë se si njeri dhe tjetri janë të ekspozuar në rrjetet sociale dhe marrin shumë ngacmime. E direkt pas ndarjes, Beniada u është rikthyer pozave hot si beqare, mes të cilave bën përshtypje njëra ku shfaqet pothuaj nudo.