Sondazhi i ‘Flame Tree Advisors’/ 52 % e shqiptarëve duan Bashën kryeministër

Mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka Live’ janë prezantuar rezultatet e sondazhit të parë paraelektoral se si qytetarët e perceptojnë situatën politike në vend.

Sondazhi është kryer nga kompania ‘Flame Tree Advisors’ dhe në këtë sondazh që përbëhet nga 12 pyetje janë marrë në intervistë 4 mijë qytetarë.

Në pjesën e tretë sondazhi është ndalur në pjesën nëse qytetarët e anketuar e shikojnë Bashën si kryeministër të Shqipërisë.

Ku sipas sondazhit 52 përqind e të anketuarve e shikojnë Bashën si kryeministër ndërsa 38 përqind shikojnë Ramën.

Më poshtë ndiqni tabelën referuar sondazhit për këtë pyetje.