Dëbora zbardh shkretëtirën e Saharasë, ja pamjet spektakolare

Ditët e fundit, moti i ftohtë që ka përfshirë Mesdheun ka sjellë rënie temperaturash dhe madje edhe dëborë edhe në shkretëtirën e Saharasë.

Një skenë spektakolare dhe e veçantë vjen nëpërmjet fotove dhe videove, ku bora mbulon dunat afër qytetit algjerian Ain Sefra në shkretëtirë dhe delet ecin në dunat me dëborë, me termometrin që tregon -3 gradë Celsius.

Ain Sefra, i njohur si “Porta e Shkretëtirës” ndodhet në një lartësi prej një mijë metrash dhe është i rrethuar nga Malet Atlas.

Edhe pse reshjet e borës janë të rralla në Sahara, nuk janë të pazakonta. Sido që të jetë, imazhet janë tërheqëse.