Itali/ 8,824 raste të reja dhe 377 viktima nga Covid-19

Italia ka regjistruar 8,824 raste të reja me koronavirus, nga 158,674 teste të kryera, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se shkalla e pozitivitetin në vend është 5.6%.

Gjithashtu, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 377 qytetarë, njëlloj si  një ditë më parë. Kurse 14,763 persona të tjerë e fituan betejën me sëmundjen.

Numri i personave të shtruar në spitale po rritet. Të paktën 41 pacientë më shumë u shtruan sot në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa 127 të tjerë u shtruan në pavijonet e tjera Covid.