Jep papritur dorëheqjen presidenti i Ligës Profesioniste

Edvin Libohova nuk do të jetë më President i Ligës Profesioniste të Futbollit.

Këtë lajm e ka deklaruar vetë Libohova pas një prononcimi në “TCH”, ku thotë se i ka paraqitur anëtarëve dorëheqjen:

“Për shkak të ritmit dhe angazhimit maksimal që duhet në këto momente për t’u marrë me Ligën dhe pamundësisë time për të qenë i angazhuar plotësisht i kam paraqitur anëtarëve dorëheqjen.

Rëndësi ka që qeveria i njohu problemet dhe i pranoi, herët a vonë do të bëhet një ligj funksional dhe jo formal.

Ne nuk e kemi në edukatë transferimin e riskut të shpenzimeve nga klubet tek kompanitë e sigurimit, një shpenzim, ekstra që duhet të mësohemi pasi deri dje këto shpenzime i mbulonte shteti ndërsa sot janë një kosto ekstra për ta”, deklaroi Edvin Libohova.