Shpërthen llava në malin Semeru, Indonezi

Mali Semeru, vullkani më i lartë në Java, ishulli më i populluar në Indonezi, filloi të shpërthente llavë pasi ajo nxori retë e nxehta në një lartësi prej sa 4.5 kilometra dy ditë më parë.

Niveli i paralajmërimit të shpërthimit për Semer, i përcaktuar nga Qendra për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofa Vullkanike dhe Gjeologjike në Indonezi (PVMBG), ka qenë në nivelin më të lartë që nga maji.

Në fillim të dhjetorit, vullkani hodhi hirin e nxehtë në 3,000 metra, gjë që shkaktoi panik në mesin e popullatës.

Indonezia, një arkipelag me më shumë se 250 milion njerëz, është e vendosur në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit dhe shpesh është shënjestër e tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike, dhe monitorohen më shumë se 120 vullkane aktive.

Vullkani Merapi, i cili ndodhet gjithashtu në Java, shpërtheu 36 herë në gjashtë orë, u njoftua të Dielën.