Çikago: kapet rastësisht burri që banonte prej muajsh në aeroport nga frika e COVID

Një burrë ka jetuar në një pjesë të sigurt të aeroportit ndërkombëtar të Çikagos për tre muaj, i ka thënë policisë se kishte shumë frikë nga koronavirusi për t'u kthyer në shtëpi në Los Anxhelos, sipas raporteve të shumta.

36-vjeçari, kaliforniani Aditya Singh, u arrestua këtë fundjavë dhe u akuzua për krimin e shkeljes së ligjit në një zonë të kufizuar të aeroportit, njoftoi Chicago Tribune. Prokurorët thanë të dielën se, sipas policisë, burri zbriti nga një avion nga Los Anxhelos për në aeroportin ndërkombëtar O’Hare në 19 tetor.

Gati tre muaj më vonë, të shtunën pasdite, Singh iu afruan dy punonjës të United Airlines që i kërkuan t'i shihnin kartën e identifikimit.

Singh dyshohet se u tregoi atyre një distinktiv ID të aeroportit që ishte raportuar i zhdukur nga pronari i tij, një menaxher i operacioneve të aeroportit, në 26 tetor.

Ndihmës avokatja e shtetit, Kathleen Hagerty i tha gjyqtares së qarkut Cook, znj. Susana Ortiz se pasagjerët e tjerë i kishin dhënë ushqim Singh, i cili nuk kishte ndonjë dosje kriminale.

Avokatja Hagerty tha se Singh e kishte gjetur distinktivin në aeroport dhe kishte frikë të shkonte në shtëpi për shkak të Covid.

Por gjykatësja Ortiz tha: “Ju po më thoni se një individ i paautorizuar, jo i punësuar pretendohej se jetonte brenda një pjese të sigurt të terminalit të aeroportit O'Hare që nga 10 tetori 2020, deri më 16 janar 2021 dhe nuk qe zbuluar? Unë dua ta kuptoj këtë.”

Pasi e gjetën Singh, punonjësit e United Airlines telefonuan 911. Policia e mori atë në paraburgim të shtunën në mëngjes.

Singh ka një diplomë master në mikpritjen e turistëve, është i papunë dhe jeton me shokët e dhomës në Orange, Los Angeles

"Gjykata i konsideron këto fakte dhe rrethana mjaft tronditëse për periudhën e pretenduar kohore që ka ndodhur kjo," tha gjykatësja Ortiz. "Duke qenë në një pjesë të siguruar të aeroportit me një kartë të rreme identiteti, bazuar në nevojën që aeroportet të jenë absolutisht të sigurta në mënyrë që njerëzit të ndihen të sigurt për të udhëtuar, unë i shoh këto veprime të parashikuara dhe që e bëjnë atë një rrezik për komunitetin."