", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

'Ju lutem merrni seriozisht shëndetin mendor', Dafina Zeqiri jep mesazhin e fortë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria.

Dafina, në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, deklaroi se në një periudhë të jetës, ishte përballur me depresion dhe ankth.

Ajo tregoi se për t’u kuruar nga kjo gjendje ishte këshilluar me një psikologe, duke treguar se askujt nuk duhet t’i vijë turp të kërkojë ndihmë në raste të tilla.

Ndërsa, përsëri së fundmi, Dafina i është rikthyer kësaj teme ku ka theksuar edhe njëherë në rrjetin e saj social Twitterm rëndësinë e shëndetit mendor.

“Ju lutem merrni seriozisht shëndetin mendor dhe ndihmoni këdo që e keni afër pavarësisht se çfarë, apo se si. Mos u nxito të gjykosh, kurrë nuk e di se çfarë po përjeton personi, veçanërisht mendimet që ka në kokën e tij. Ne nuk jemi njësoj, nuk mendojmë njësoj. Por të gjithë jemi njerëz”, ka shkruar këngëtarja.

View this post on Instagram

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)