Policia shpërndan me dhunë protestat në Amsterdam

 

Policia Hollandeze përdori topa uji kundër gati 2,000 protestuesve në Amsterdam që protestuan ndaj masave kufizuese të qeverisë.

Janë futur masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Protestuesit u mblodhën në sheshin përpara Rijksmuseum dhe Muzeut Van Gogh, duke mbajtur parulla që shkruanin "Liria: Stop Pushtimit" dhe duke thirrur "Ne duam liri", raporton Reuters.

Forcat e sigurisë arrestuan rreth 100 protestues.

Askush nga demonstruesit nuk kishte maska të detyrueshme në vendet publike dhe rrallë dikush respektonte rregullin e distancës fizike, gjë që provokoi një reagim nga policia, sipas një deklarate nga autoritetet e qytetit të Amsterdamit.