Michigan Ave, which deadends outside the Capitol, blocked off with National Guard and police vehicles. Law enforcement chopper hovering above. pic.twitter.com/3NtmgeWsLe

— Dave Boucher (@Dave_Boucher1) January 17, 2021

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FBI kontrollon ushtarët para inaugurimit: Sulm i mundshëm brenda

Ekspertët e sigurisë amerikane janë të shqetësuar për një "sulm të brendshëm" të mundshëm ose një kërcënim që mund të vijë nga anëtarët e shërbimit që do të jenë në krye të ruajtjes së Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden gjatë inaugurimit më 20 janar, prandaj ata i kërkuan FBI të bëjë siguri duke kontrolluar të gjithë 25,000 anëtarët e Gardës Kombëtare që vijnë në kryeqytet.

Kujdes i shtuar është shfaqur për shkak të trazirave që ndodhën më 6 janar, kur pesë persona u vranë gjatë ndërhyrjes së mbështetësve të Presidentit në largim Donald Trump në ndërtesën e Kongresit në Uashington, raportoi AP.

Ministri i Ushtrisë Ryan McCarthy i tha AP se shërbimet e sigurisë janë të vetëdijshme për kërcënimet e mundshme dhe paralajmëroi komandantët e njësive që të jenë në vigjilencë shtesë ndërsa afrohet inaugurimi, por komandantët deri më tani nuk kanë vërejtur ndonjë kërcënim.

Garda Kombëtare filloi të mbërrinte në Uashington javën e kaluar dhe shtoi se ajo do të përfundonte deri të Mërkurën.

Guardian raportoi se grupe të armatosura demonstruesish ishin parë në të gjithë vendin ditët e fundit.