‘Ndrangheta, arrestohen 49 persona, mes tyre kryetari i bashkisë së Rosarnos

Një operacion kundër ‘Ndrangheta-s në Itali ka çuar në arrestimin e 49 personave.

Midis të arrestuarve është edhe kryetari i bashkisë së Rosarno, Giuseppe Idà, dhe një këshilltar komunal i së njëjtës komunë, Domenico Scriva. Për të dy, u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Sipas hetuesve, të dy kishin marrë mbështetjen e klanit Pisano në 2016, të njohur si “djajtë e Rosarno”, në këmbim të premtimit të pozicioneve në organigramën komunale për njerëzit e besuar të grupit kriminal.Njoftimi i policisë

18 janar 2021 ndër të arrestuarit në operacionin e karabinierëve “Faust” është edhe kryetari i bashkisë së Rosarno, Giuseppe Idà.

Operacioni përfshiu klanin Pisano të ‘Ndrangheta i cili, sipas hetimeve të koordinuara nga prokurori Reggio Calabria Giovanni Bombardieri dhe ndihmësi Gaetano Paci, thuhet se mbështeti Idà, i zgjedhur kryebashkiak në 2016.

Akuzat ndaj të arrestuarve janë për arsye të ndryshme; për grup të strukturuar mafioz,  trafik droge, armëmbajtje pa leje, vrasje në tentativë,  dhe mosrespektim të dënimit.