FBI verifikon 25 mijë gardistë, frikë për sulm nga brenda ditën e inagurimit të Biden

FBI po i verifikon 25 mijë trupat e Gardës Kombëtare që vazhdojnë të mbërrijnë në Uashington DC për inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden, për shkak të frikës nga një sulm i brendshëm.

Kjo ndodhi pasi kryeqytetet e disa shteteve në SHBA, edhe pse të fortifikuara,  patën disa protesta në shkallë të vogël nga grupet e ekstremit të djathtë të dielën. Komandantët janë paralajmëruar të jenë në vëzhgim të problemeve brenda radhëve të tyre dhe anëtarët e Gardës janë duke u trajnuar për të identifikuar kërcënimet e mundshme të brendshme, tha sekretari i ushtrisë Ryan McCarthy për Associated Press.

Deri më tani, megjithatë, ai dhe udhëheqësit e tjerë thanë se nuk kishin parë prova të ndonjë kërcënimi të tillë dhe zyrtarët thanë se verifikimi nuk kishte nxjerrë në dritë ndonjë problem.