Kjo VIDEO po bën ‘namin’/ Vidal i shtang të gjithë, puth stemën e Juventusit

Arturo Vidal ka marrë të gjithë vëmendjen pas fitores 2-0 të Interit ndaj Juventusit.

Mesfushori kilian shkoi të përshëndeste ish-shokun e skuadrës, Girogio Chiellinin, me të cilin kishte luajtur vite më parë tek Juventusi, nën urdhrat e Antonio Contes.

Por në media po qarkullon një video ku Vidal shfaqet duke puthur gjoksin e Chiellinit dhe njëkohësisht edhe stemën e Juventusit. Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë kritikat e tifozëve zikaltër në drejtim të Vidalit.