Mjeku Harxhi në Turqi/ E shoqja: Me shpenzimet tona, asgjë nga shteti

Bashkëshortja e mjekut të njohur, profesor Arjan Harxhit, doktoreshë Erjona Shehu ka reaguar sot në rrjetet sociale për të përgënjeshtruar lajmin se pas infektimit me Covid-19 dhe rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, Harxhi u dërgua për kurim në Turqi nga Ministria e Shëndetësisë.

Doktoreshë Erjona thekson në reagimin e saj se doktori, i cili mban njëkohësisht edhe postin e drejtorit të Spitalit COVID 3 (ish-kirurgjitë në QSUT), është dërguar në Turqi me shpenzimet e familjarëve të tij, madje zbulon se nuk ka pasur asnjë telefonatë interesi për gjendjen e tij shëndetësore, nga autoritetet shëndetësore.

Më tej bashkëshortja e doktorit dhe Profesor Harxhit thotë se gjendja e tij u rëndua pasi shfaqi një formë agresive të Covid-19, për shkak të ekspozimit të madh ndaj virusit.

Reagimi i plotë:

Te nderuar miq!

Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.

Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid-19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid-19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo.

Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!