‘Nuk kam frikë’/ Fjalët e Alexei Navalny para se të arrestohej

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny u arrestua pak pasi kishte zbritur nga avioni në aeroportin kryesor të Moskës. Navalny u arrestua sapo zbriti nga avioni që vinte nga Berlini.

Oficerët e arrestuan atë pasi u tregoi pasaportën rojeve kufitare, pesë muaj pasi u helmua me agjentin nervor Noviçok.

Pak përpara se të arrestohej, Navalny tha se ishte shumë i lutur që po kthehej. “Nuk kam frikë për shkak se e di se jam në të drejtën,” tha ai.

Në një skenë emocionale, ai u filmua teksa përqafonte dhe puthte të shoqen, Yulia, përpara se të arrestohej nga policia.

Liderët e BE dhe SHBA kanë reaguar ashpër ndaj këtij arrestimi, duke kërkuar lirimin e tij.

Navalny u helmua në Rusi dhe për pak humbi jetën. Ai akuzoi Kremlinin për helmimin e tij. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.