Vetëm një muaj pas publikimit, albumi i Taylor Swift thyen të gjithë rekordet

 

Albumi “Evermore” po e bën Taylor Swift të hyjë në histori. Një muaj pas publikimit të tij, disku i nëntë në studio i saj vazhdon të ngjisë klasifikimet në të gjithë botën, duke siguruar rezultate të jashtëzakonshme.

Më shumë se 1 milionë kopje në nivel global janë shitur vetëm në javën e parë pas publikimit.

Singëlli i parë i tij, Willow, ka koleksionuar më shumë se 90 milionë transmetime në spotify dhe 50 milionë shikime në youtube.

Kujtojmë se Evermore ndjek Folklore që ishte publikuar verën e kaluar. Ky album i mëparshëm zbulonte anën më intime dhe autentike të Taylor Swift dhe ka marrë shumë vlerësime.