Shënohet goli i dytë në supersfidën Inter-Juventus

Po luhet në “San Siro” supersfida mes Interit dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Interit 1-0, me golin e shënuar në minutën e 13-të me kokë nga Arturo Vidal.

Në fraksionin e dytë të lojës, zikaltrit dyfishojnë shifrat. Në minutën e 52-të Barella shënon për 2-0.