Reali e ktheu te Frankfurti, Luka Jovic shënon dopjetë në ‘debutim’

Nuk mund të niste më mirë përvoja e dytë e Luka Jovic tek Eintracht Frakfurti.

Sulmuesi serb, i cili deri pak ditë më parë stërvitej nën urdhrat e Zinedine Zidane te Real Madridi (u huazua në Bundesligë) shënoi dygolësh në debutim me Eintrachtin në fitoren 3-1 ndaj Schalkes.

Në pjesën e parë, në minutën e 28-të, Andre Silva u dha epërsinë vendësve me një goditje të saktë në zonë, 1-0.

Vetëm pak çaste më vonë Hoppe përfitoi nga hezitimi i Hinteregger dhe Trapp, duke barazuar rezultatin, 1-1.

Në pjesën e dytë, megjithatë, trajneri Hutter përfshiu Jovicin në lojë dhe serbi pas vetëm 10 minutave në fushë gjeti golin e parë, i shërbyer nga Kostic.

Në kohën shtesë, teksa futbollistët e Schalkes ishin hedhur në sulm për golin e barazimit, Jovic u dha goditjen përfundimtare miqve me golin e 3-1, duke shënuar një kthim të pabesueshëm tek Eintrachti, pas një periudhe të errët në Madrid.