Inter-Juventus, formacionet zyrtare/ Ja si do të rreshtohen skuadrat në ‘San Siro’

Do të luhet mbrëmjen e sotme në “San Siro” supersfida mes Interit dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Interi ndodhet në vend të dytë dhe me një fitore të mundshme kap përkohësisht Milanin, i cili do të luajë nesër në transfertë me Cagliarin.

Juventusi ndodhet në vend të 5-të me 33 pikë dhe ndaj zikaltërve do të synojë fitoren e katërt radhazi.

Për “derbin” e Serie A që do të nisë në orën 20:45 janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.