I dënuar me burg, vdes nga Covid-19 njeriu që revulicionarizoi muzikën 'rock 'n' roll'

Prodhuesi amerikan i muzikës “Rock 'n' roll”, Phil Spector, ka vdekur në moshën 81 vjeç, ndërsa po vuante një dënim me burg për vrasje.

Ai u dërgua nga burgu në spital, për shkak të infektimit me COVID-19, por nuk mundi të shpëtojë.

Spector njihet si njeriu qe revulocionarizoi muziken rock. Ai ka punuar me me Beatles, the Righteous Brothers, Ike dhe Tina Turner, etj.

Në vitin 2009, ai u dënua për vrasjen e aktores hollivudiane Lana Clarkson, ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2003.

Vdekja e tij u konfirmua nga Departamenti i  Burgjeve në Kaliforni.

"I burgosuri i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Kaliforni, Phillip Spector u shpall i vdekur për shkaqe natyrore në 6:35 pasdite të shtunën, 16 janar 2021, në një spital. Shkaku i tij zyrtar i vdekjes do të përcaktohet nga eksperti mjekësor", thuhet në njoftim.

Spector prodhoi 20 hitet më të mira midis viteve 1961 dhe 1965, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Metodat e tij të punës ndikuan tek artistë të mëdhenj, përfshirë Beach Boys dhe Bruce Springsteen.

Jeta e tij u dëmtua përfundimisht nga varësia nga droga dhe alkooli, dhe ai u tërhoq nga skena e muzikës gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Në shkurt 2003, aktorja Lana Clarkson u gjet e vdekur në shtëpinë e tij në Alhambra, California me një plagë plumbi në kokë.

Pas një shqyrtimi gjyqësor fillestar, Spector u dënua për vrasje të shkallës së dytë dhe iu dha një dënim prej 19 vjetësh.