Afrona Dika flet për Teutën: ‘Asnjëherë nuk e kam parë si…’

Bukuroshja Afrona Dika ishte e ftuara e parë e “5 data” të emisionit 'Prive' për këtë fillim viti.

Ajo ndau me Liberta Spahiun dhe shikuesit e Prive, pesë momente që kanë përshkuar jetën e saj.

Një pjesë të fokusit në bisedë pati edhe raporti i saj me Tarën dhe ish-bashkëshorten e personit të zemrës, Teutën, nga e cila pranoi madje edhe një dhuratë së fundmi.

Ajo deklaroi se asnjëherë nuk e ka parë Teutën si konkurente apo vajzën si pengesë, për faktin se është rritur në një frymë të tillë dhe para nisjes së lidhjes me Bleron, ka qenë e vetëdijshme për të kaluarën e tij.