Detaje/ Vajza përplaset për vdekje në derë të shtëpisë, ja çfarë tha shoferi i ndalur nga policia

Një ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë këtë mesditë kur një vajzë 10 –vjçare u përplas për vdekje nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur përballë banesës së të miturës.

Kjo e fundit ka marrë plagë të rënda nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoferi i cili ndodhet i shoqëruar ka pretenduar se i është prerë rruga nga vajza, megjithatë ende nuk kanë përfunduar veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve dhe fajësisë për aksidentin.

Shoferi, i quajtur Alban Guri është i ndaluar nga policia.

Ja njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.