Çifti i parë i 'Përputhen'/ Geri tregon arsyen e ndarjes me Inën

Sezonin e kaluar të ‘Përputhen’ një nga çiftet që doli i përputhur nga programi, ishte Ina dhe Geri.

Pak kohë më parë u fol se dyshja i ka dhënë fund lidhjes.

E ftuar në ‘Glamour Zone’ në Shtator të vitit 2020, Ina Kollçaku tregoi se ishte ende me Gerin, por kjo nuk e pengonte të flirtonte me meshkuj të tjerë.

Ndërsa së fundmi, i ftuar ishte Geri Bardhi në po të njëjtin emision, ku dhe tregoi arsyen e vërtetë të ndarjes.

Ndër të tjera, Geri u shpreh:

“Unë dhe Ina më tepër jemi njohur jashtë. Dhe kur dolëm kuptuam që nuk përputheshim me njëri-tjetrin. Ndaj vendosëm të ndaheshim. Por ruajmë mrrëdhënie të mira miqësore.”