Milan arrin marrëveshjen me Mario Mandzukic

Pas disa ditëve bisedime, Milan dhe Mandzukic kanë arritur marrëveshjen midis tyre. 34-vjeçari do të vjen tek kuqezinjtë si përforcim në mjaën e sulmit.

Lojtari ishte duke pritur për rastin e duhur për t'u rikthyer në fushë, dhe drejtuesit e klubit Lombard tani janë gati të bëjnë nënshkrimin e dytë të janarit pas Soualiho Meite.

Gazetari Ekrem Konur raporton gjithashtu lajmin dhe pretendon se një zyrtarizimi mund të vijë së shpejti, ndërsa Daniele Longo beson se e marta do të jetë dita e firmës.