Meta kujton Skënderbeun: Shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë që diti të na unifikojë...

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar sot Gjergj Kastriot Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar përmes një statusdi në Facebook.

Dita e sotme, 17 janar 2021 shënon 553 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Meta shprehet se padyshim ai mbetet shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe.

Ja postimi i plotë i Presidentit të Republikës: 

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar.

Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!