Sërish shifra të larta në Itali/ 16,310 raste të reja dhe 475 viktima nga Covid

Në 24 orët e fudnit, Italia ka regjistruar 16,310 raste pozitive për Covid-19, ku në total, numri i të infektuarve në vend shkon në rreth 2,4 milionë.

Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se humbën jetën si pasojë e Covid-19, 475 qytetarë, duke e rritur bilancin e viktimave në 81,800.

Aktualisht, në njësitë e kujdesit intensiv ndodhen të shtruar 2,520 pacientë, dy më pak se një ditë më parë.

Rajoni më i prekur në vend është Lombardia me 2,134 raste pozitive të reja.