Aksident i rëndë pranë Lezhës/ E përfshirë në përplasje edhe një drejtuese mjeti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë një karburanti.

Mësohet se një mjet tip Benz me drejtues shtetasin Ali Dushku është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasja, Marie Malaj.

Si pasojë e këtij aksident raportohet se është dëmtuar shtetasi Ali Dushku i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.