Prag shembje ish-godina e parë e Radio Tiranës, Neritan Ceka: Tiranës po i vjedhin historinë

“Ju flet Tirana”, thirrja që prej 28 Nëntorit të vitit 1938 e deri sot e kësaj dite emëton fjalën shqipe për shqiptarët, duke na kujtuar se është e para radio në vend që hodhi bazat dhe ndërtoi historinë e radiofonisë në Shqipëri.

Sot në gjendje të mjerueshme dhe e harruar tërësisht nga Ministria e Kulturës dhe nga institucionet shtetërore, godina rrezikon të shembet.

Në një intervistë për Syri Tv, profesori dhe arkeologu Neritan Ceka na tregon për rëndësinë e kësaj godine dhe mënyrën se si duhen ruajtur pasuritë kulturore.

Për Cekën godina e ish-radio Tiranës përfaqëson kujtesën historike, ndaj duhet dhënë fund përpjekjeve për ta shembur atë.

Ka një ligj që përcakton distancën nga monumentet e kulturës. Neritan Ceka dënon ashpër edhe atë, që po ndodh me Sahatin e Tiranës dhe Xhaminë. Profesori pohon se të gjitha ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë kulturore duhet të dalin para drejtësisë.

Nuk ka ngelur asnjë gjurmë nga Tirana e dikurshme. Profesor Ceka insiston në ndërtimin e  një plani, ku të jetë zëri i arkitektëve shqiptarë, për të ruajtur ato vlera që na kanë mbetur.