‘Integrimi evropian dhe Opozita’/ PR takim me Ish Ministrin e Jashtëm Mustafaj dhe Ambasadorin Cejku

Ditën e sotme, Këshillt politik i Partisë Republikane, zhvilloi takim me Ish Ministria e Jashtem Besnik Mustafaj dhe Ambasadorin Arben Cejku, për të diskutuar për bllokimin e integrimit Europian të Shqipërisë për 7 vite rresht nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës.

Pjesë nga takimi:

Ne fillim te fjales kryetari I PR Mediu I beri me dije Keshillit Politik situaten me kualicionin opozitar.

“Ne mund ti referohemi cdo lloj rezultati elektoral, si të Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane dhe partive të tjera, për të përcaktuar se ku është pasha elektorale e PartisëRepublikane, ku është pasha elektorale e PartisëDemokratike, si është shtrirja gjeografike e votave të Partisë Republikane, dhe në të gjitha qarqet, se ku e ka vendin Partia Republikane, në renditjen e kandidatëve.

Ne mundësisht të gjykojmë bashkë me Partinë Demokratike se kush janë kandidaturat fituese. Për mua është shumë i rëndësishëm cdo republikan, por kur ai është fitues, ashtu sic është i rëndësishëm dhe cdo demokrat kur është fitues. Ne nuk mund t`I presim rrugën një demokrati fitues, madje do t`a mbështesim atë, ashtu sic besoje dhe Partia Demokratike nuk mund t`I presë rrugën një republikani kontribues dhe fitues, sepse i shërben fitores së datës 25 prill.

Marrëdhëniet e Partisë Republikane me Partinë Demokratike janë shumë më specifike se marrëdhëniet e partive të tjera. Kemi një historik 30 vjecar, e thamë dhe në aktivin që bëmë, një marrëdhënie të jashtëzakonshme që kemi krijuar me zotin Berisha, zotin Mustafaj dhe të tjerë ndër vite, por sot jemi në një përgjegjësi akoma më të madhe dhe unë jam i prirur deri në fund, si drejtues i Partisë Republikane, që ne të kemi një koalicion të përbashkët, sepse besoj që kjo është rruga e vetme për të arritur që të fitojmë zgjedhjet, por njëkohësisht duke shprehur dhe përgjegjësinë tonë, përballë cdo republikani të thjeshtë dhe demokrati që na kanë besuar ndërvitë dhe që duan që të ndryshojë kjo situatë.

Ne do të vazhdojmë aktivet nëpër rrethe dhe deklarimin e kandidatëvetë Partisë Republikane dhe e them edhe njëherë, jo në dëm të koalicionit, jo në dëm të marrëdhënieve, por në shërbim të marrëdhënieve, por edhe për të qënë të përgatitur në rast të fundit, nëqoftëse ne do të na duhet të dalim vetëm si Parti Republikane, gjë të cilën nuk e uroj asnjëherë.

Me tej Mediu theksoj se:

Ka 7 vjet që Rama refuzohet, se unë nuk mendoj se refuzohen shqiptarët. Ka 7 vjet që i bëhet karshillik Bashkimit Europian. Janë shtuar shumë pyetje dhe pikëpyetje, në raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Besnik Mustafaj: Duke vleresuar punen e qeverise Berisha per antaresimin ne Institucionet nderkombetare Euro-Atlantike, vleresoj procesin e heqjes se vizave si nje moment I rendesishem me rrugetimin Europian dhe jeten e cdo qyteyari “Ne arritëm heqjen e vizave që ishte ëndrra më e ankthshme. Ishte makthi i shqiptarëve, marrja e një vize, orët që kalonin shqiptarët para ambasadave, poshtërimin që pësonin ata para ambasadave. U arritën ato kritere që kërkoheshin, që ishin sigurimi i kufijve. Ne arritëm të hiqnim vizat, arritëm që të krijonim bindjen tek partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nëpër asnjë aspekt integrues nuk është bërë pengesë Hollanda. Solla shembullin e Hollandës meqë është shumë flagrant këto kohë, dhe qëkryeministri e quan se është për problemet e saj të brendshme, të cilat i transpozon në platformat e zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Pse Shqipëria është këtu ku është sot me integrimin Europian, tha Mediu sepse:

Bindja ime është për shkak sepse është shkatërruar cdo lloj organizemi dhe funksionimi të shtetit. Edi Rama në mënyrë të qëllimshme ka shkatërruar institucionet. Besoj që nuk i shërben asnjë interesi të shqiptarëve, përvec interest të pushtetit. Krimi dhe korrupsioni janë dominant dhe janë të dukshëm sot dhe me efekte jo vetëm në Shqipëri por edhe nëperëndim, që ndihen nga qeveritë dhe nga qytetarët e këtyre vendeve dhe që reflektojnë pastaj dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë. Janë detyrime të cilat janë mbivendosur qeverive socilaiste që për fatin e keq asnjëherë nuk janë marrë seriozisht, analizuar në mënyrë të përbashkët politike për të arritur në përfundime se si mund të kapërcehen këto situata.

Besnik Mustafaj:  “Pra, nuk ka një perceptim të drejtë të perspectives diplomatike nga ana e këtij kryeministri, i cili, e them me gjakftohtësinë më të madhe, realisht nuk kupton marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk kupton cfarë është diplomacia, dhe mendon se mund ta përdorë këtë gjë për protagonizmin e tij personal, për t`u perceptuar nga publiku shqiptar me adhurim”.

Ambasadori Arben Cejkuvleresoj se:   “ Edi Rama me politikën e vet dhe politika e tij e jashtme ka qenë një diplomaci kryeministrore, e cila ka injoruar Ministrinë e Jashtme, pastaj ka injoruar të gjitha tezat që janë mbartur nga një ministër tek një ministër tjetër, dhe ka patur një dalje jashtë konteksti të rolit që duhet të luajë Shqipëria,si një vend anëtar i NATO-s”.