Basha: E turpshme që Tirja e qeverisë sulmon BE për dështimet e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si një sulm të turpshëm atë që Rama ka bërë ndaj Bashkimit Evropian dhe Francës. Duke e cilësuar si Tirja i qeverisë, Basha shkruan se 25 prilli do të jetë dita e ndjarjes nga keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.

‘E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër.

Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij.

Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.’