I dënuar në Itali dhe i djegur nga dekriminalizimi, ish-deputeti i LSI kalon te PS

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste.

Ai ka qenë në një takim me strukturat e LSI-së në Berat ku ka informuar për vendimin politik të tij, duke ndjekur kështu hapin e ndërmarrë pak ditë më parë dhe nga ish-deputeti tjetër Nasip Naço.

Në një prononcim për median Rehovica tha se vendimin e kishte marrë i imponuar nga sjellja politike që ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar.

“LSI është një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS”, tha Rehovica.

"Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë të eci përpara dhe këtë mund ta bejë vetëm Partia Socialiste me Edi Ramën kryeminister. Jo se PS-ja ska të meta e gabime, por është e vetmja parti me vizion".

Ky i fundit u largua nga Kuvendi pasi kishte fshehur një dënim në Itali, dhe u zbulua në sajë të ligjit për deklriminalizimin.