VIDEO/ Nuk zgjat shumë avantazhi i Kastriotit, Tirana ndëshkon krutanët

Tirana ka barazuar rezultatin 1-1 në përballjen ndaj Kastriotit, e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 35’ bardheblutë organizojnë një aksion të bukur, me Halilin, që lëshon një top të bukur për Toshevskin në krahun e djathtë, ky i fundit futet bukur në zonë, pason për Bathën, i cili gjuan fort dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës.