FOTOLAJM/ Ngrin Fushë - Arrëzi, prej 10 ditësh edhe pa energji

Moti i keq, veçanërisht dëbora, ngrica dhe temperaturat shumë të ulëta kanë sjell probleme të mëdha në shumë fshatra të bashkisë së Fushë - Arrëzit dhe veçanërisht në Iballë.

Pothuajse e gjithë njësia është izoluar prej një jave si pasojë e dëborës dhe akullit. Por përveç kësaj, edhe tre shtylla te transmetimit të energjisë të tensionit te lartë janë thyer duke lënë prej afro 10 ditësh qindra familje pa energji elektrike.