'Djali thoshte dua bukë'/ Basha publikon videon prekëse: Koha për të larguar Edi Ramën!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka ripublikuar sot rrëfimin prekës të një kryefamiljari, që në kushtet e skamjes dhe papunësisë ishte detyruar të shiste gjak për të ushqyer fëmijët e tij të vegjël.  

Basha, nën thirrjen “Është koha për ndryshim. Ështe koha për të larguar Edi Ramën”, ka sjellë me zë dhe figurë videon e mëposhtme, titulluar ironikisht “Punët e Edi Ramës”.

Babai në foto dëgjohet tek thotë: "Kam shitur edhe gjakun e trupit për fëmijët, se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes, i pashë fëmijët që s’kishin as për të ngrënë dhe as për të pirë dhe u detyrova të shisja gjakun e trupit. Djali i madh thoshte “dua bukë” ai i vogli thoshte “am,… am” se nuk flet dot."

Videoja përfundon me një paralajmërim të fortë nga PD-ja për varfërinë dhe krizën ekonomike në të cilën e çoi vendin kjo qeveri:" Nesër mund të të vijë radha ty!".