Salah: Dua të luaj 95 minuta dhe jo 90!

Kohët e fundit në mediat angleze u përfol për një marrdhënie të krisur mes Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah.

Mirëpo është vetë sulmuesi i Liverpool që në një intervistë për “BeIN Sports”, ka sqaruar situatën, duke u shprehur se nuk ka asgjë me trajnerin, por ka një dëshirë të madhe për luajtur nga fillimi deri në fund të takimit.

" Unë thjesht dua të luaj çdo minutë të çdo ndeshjeje, " tha Salah me vendosmëri . "Unë do të doja të luaja 95 minuta dhe jo 90. Por në çdo rast unë respektoj vendimet e trajnerit", përfundoi futbollisti i Liverpool.