Fiorentina kërkon shërbimet e futbollistit të Real Madrid

Pas huazimit të Pol Lirola te skuadra e Marsejës, Fiorentina tashmë po kërkon për një mbrojtës të ri të djathtë.

Klubi “Violë” thuhet se ka shënjestruar një tjetër spanjoll për ta zëvendësuar Lirola-n. Bëhet fjalë për futbollistin 25 vjeçar, Alvaro Odriozola.

Sipas “Sky Italia-s” , drejtuesit e ekipit italian kanë nisur kontaktet meReal Madrid, dhe negociatat mund të përshpejtohen në orët në vijim.

Mbrojtësi spanjoll ishte huazuar sezonin e kaluar te Bayern Munchen, ku fitoi Ligën e Kampionëve, pavarësisht se luajti vetëm 5 ndeshje me bavarezët.

Këtë sezon, ish-lojtari i Real Sociedad, klubi ku ai shpërtheu, luajti vetëm një takim me “Merengues” dhe tashmë është koha që të ndryshojë ambient për t'i dhënë një impuls të ri karrierës së tij.