Pajisja me pasaportë/ Konsullata e Përgjthshme në Bari ofron shërbimin për emigrantët shqiptar
Ditën e sotme, Konsullata e Përgjthshme në Bari, ka ofruar shërbimin për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë.
Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari, Gentiana Mburimi, shpjegon se ky shërbim do të ofrohet për të gjithë qytetarët rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrisë, Sicilisë dhe Sardenjës.
Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.