VIDEO/ Nuk ndalet Teuta, shënon edhe të dytin ndaj Bylisit

Teuta ka shënuar edhe golin e dytë (2-0) përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 66’ Shpërthim fantastik i Ildi Grudës në krahun e djathtë, teksa shfaqet i vetëm me portierin Qirko dhe me një gjuajtje të bukur e ndal topin në fundin e rrjetës.