Mori 13.7 mln euro për rrugën e prishur, Rama mbron Salillarin

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje kompaninë Salillari,  e cila mori 13.7 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugës Vlorë-Sarandë, ndërkohe që pas përmbytjeve aksi i Borshit u shkatërrua. Rama tha se nuk duhen sulmuar kompanitë, por duhet bërë një analizë më e gjerë 

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje kompaninë private  Salillari, megjithëse kjo e fundit ka marrë 13.7 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugës Vlorë - Sarandë, ndërsa një prej akseve, ai që lidh Borshin me Sarandën, pas përmbytjeve është çarë në një segment prej 50 metër.

Kryeministri u mundua të shfajësojë, kompaninë, e cila në muajin qershor të vitit të shkuar restauroi këtë rrugë të dëmtuar me fillimin e reshjeve. 

Kryeministri është munduar të largoje përgjegjësinë nga e njëjtën kompani, e cila ndërtoi edhe aksin rrugor Skrapar-Përmet, që pësoi dëmtime në shtresën e asfaltit pavarësisht se për të janë dhënë 1.2 miliardë lekë.

Është pikërisht e njëjta kompani që ka marrë përsipër punimet për ndërtimin e Unazës së Re, pavarësisht se ka kaluar afatin e përfundimit që duhet të ishte muaji shkurt, vonesë e cila ka sjellë një trafik të rënduar në hyrje të kryeqytetit.