Ikona e hip-hopit merr rolin kryesor në një film

Reperja e njohur, Cardi B tani do të debutojë dhe si një aktore. Cardi B do të interpretojë një grua të moshuar në filmin e ardhshëm “Assisted Living”.

Reperja reagoi përmes një postimi në Twitter duke thënë se: “Puna dhe jeta do të bëhen 10 herë më e vështirë, por jam e mbingarkuar nga lumturia”.

Megjithëse “Living Assisted” do të shënojë një rol kryesor për reperen, kjo nuk është hera e parë që aktron në një film. Artistja e hiteve “Bodak Yellow” dhe “I Like It” bëri debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë përballë Jennifer Lopez në “Hustlers”.