Takimet e Braimllarit në Maliq: SPAK të hetojë Kryetarin e Bashkisë për abuzimet me ndihmën ekonomike

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka bërë thirrje nga Maliqi që SPAK të nisë një hetim për kreun e bashkisë pasi sipas tij ka “abuzuar me ndihmën ekonomike”.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar në Vloçisht të Maliqit, Braimllari u shpreh se “kjo zonë është lënë në harresë nga rilindja, mungon infrastruktura rrugore, kanalizimet, ujitja për bujqësinë dhe ndriçimi”.

Ja postimi i plotë:

Në Vloçisht të Maliqit.

SPAK të hetojë Kryetarin e Bashkisë Maliq.

Abuzoi me ndihmën ekonomike.

Me 25 prill para drejtësisë kush ka abuzuar në emër të qytetarëve.

Në Vloçisht të Maliqit varfëria është ekstreme.

Të rinjtë janë larguar dhe ka humbur shpresa.

Vloçishti i lënë në harresë nga rilindja, mungon infrastruktura rrugore, kanalizimet, ujitja për bujqësinë dhe ndriçimi.

SPAK-u të nisë hetimet për Kryetarin e Bashkisë Maliq për abuzimet me ndihmën ekonomike.

Në 25 prill kthejmë shpresën në vënd.

Do shkatërrojmë monopolin klientelist dhe të një politike arrogante dhe të papërgjegjshme të Rilindjes.

#Shqiperia_Shtepia_Juaj [????????]