Përgjigjet Basha: Shqiptarët vuajnë, Tirja i qeverisë gajaset në Twitter

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje deklaratës së Edi Ramës në Twitter.

Basha shkruan se asgjë nuk mbulon dështimet e Tires së qeverisë, as darkën e Dubait.

Reagimi i Lulzim Bashës në Twitter:

Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter.

Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.