Maestroja britanik Rattle kërkon nënshtetësinë gjermane pas Brexit

Berlin- Ylli i dirigjentëve Simon Rattle, i cili këtë javë njoftoi se do ta shkurtonte qëndrimin e tij në orkestrën kryesore të Britanisë për t'u kthyer në Gjermani, tha të premten se ai kishte aplikuar për nënshtetësi gjermane pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Muzikanti i lindur në Liverpool, 65 vjeç, u dëshpërua nga pengesat që u ngritën pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian për karrierën e muzikantëve të rinj, që ishin mësuar të interpretonin lirisht për publikun e etur për muzikë të BE-së.