Rama i përgjigjet Bashës: Tiren dhe Nusretin i doni për komardare

Edi Rama i është përgjigjur kreut demokrat i cili pak çaste më parë u shpreh se qindra e mijëra njerëz janë nën ujë nga përmbytjet.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se të vetmit që janë nën ujë janë, Sali Berisha, Ilir Meta, vetë Basha dhe Monika Kryemadhi.

Reagimi i Edi Ramës:

‘Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot’ sipas LB!

Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare!

Po halli është që s’i pret kush matanë.