Drejtori Artistik i 'Sanremo' zbulon rolin që do ketë i ftuari special këtë vit

Festivali i Sanremos këtë vit do të zhvillohet nga datat 2 deri në datë 6 Mars.

Si prezantues do të marrë pjesë edhe futbollisti Zlatan Ibrahimoviçi.

Në fakt, roli i suedezit në edicionin e sivjetshëm nuk është ende i qartë dhe këtë e ka pohuar edhe drejtori artistik Amadeus, i cili në një intervistë radiofonike ka sqaruar:

“Nuk e kemi vendosur ende se çfarë do të bëjë Ibra. Ai është një personazh fantastik dhe personalisht dua që ta shoh të bëjë diçka të papritur, siç ndodhte me Fiorelon vitin e kaluar. Zlatani ka karizëm dhe është nga ato profile që nuk i përket një skuadre, por të gjithë futbollit botëror. Kam disa ide në lidhje me rolin e tij në festival, por ndoshta do të vendos t’ia besoj Fiorelos”.