'Është puna ime'/ Can Yaman irritohet me mediat pas lajmeve mbi romancën e tij

Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, është në një lidhje tashmë.

Diletta Leottea është vajza fatlume që i ka rrëmbyer zemrën aktorit dhe lajmin e bënë të ditur vetë mediat italiane.

Gazeta ‘Chi’ publikoi e para disa foto dhe video ku çifti dukej duke u puthur dhe përqafuar.

Dyshja, sipas tyre, ka kaluar pesë netë në një nga hotelet e Romës.

Mirëpo, pas lajmeve për këtë romancë ka reaguar edhe aktori Can Yaman,  i cili ndau me ndjekësit ne InstaStoryn e tij një mesazh të koduar ku shkruante: Është puna ime, pikë!

Me sa duket, aktori është irrituar nga lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për të dhe bukuroshen italiane Diletta.