Ngricat/ Ja sa ishte temperatura më e ulët e regjistruar në Shqipëri

Shqipëria sot është zgjuar e ngrirë.

Temperaturat e ulëta kanë bërë që ngricat të kishte në çdo zonë të vendit, ndërsa reshjet e dëborës kanë pushtuar shumicën e zonave malore.

Temperatura minimale e regjistruar  në rrjetin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ishte në qytetin e Korçës dhe Peshkopisë ne vlerën -8 grade celsius, ndërsa në kryeqytet termometri regjistroi vlerën e 0 gradë celsius.