Vazhdon përmbytja në Shkodër: 1750 ha ende nën ujë

Pavarësisht një rënieje të lehtë të nivelit të ujërave që kanë përmbytur Shkodën, 1750 ha janë ende sot nën ujë. Bashkia informoi për situatën më të fundit deri në orën 8:30.

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.18m. (Kuota max 6.30 m)

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën08.30,shënon kuotën 8.54 m.(Kuota max 8.70 m)

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.72m. (Kuota max 7.50 m)

Lumi Kir ka prurje minimale.

 

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1750 ha

Tokë e pakultivuar 488 ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1110 ha

Grurë 85 ha

Bimë dekorative 60 ha

Pemëtore 7 ha

Njësitë administrative:

Ana e Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 200 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 665 Ha

Grurë 30 Ha

Pemëtore 5 Ha

Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 750 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 255 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 380Ha

Bimë dekorative 60 Ha

Grurë 55 Ha

Vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.

Tokë e pakultivuar 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha

Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.

Tokë e pakultivuar 20 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Rrethina

ipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

Pemtore 2 Ha