Vdes motoçiklisti francez Cherpin pas rrëzimit në 'Dakar Rally 2021'

 Motoçiklisti francez Pierre Cherpin ka vdekur pesë ditë pasi u përplas gjatë fazës së shtatë të garës  Dakar Rally 2021, thanë organizatorët të premten.

52-vjeçari, i cili po merrte pjesë në garën e tij të katërt, kishte kaluar nëpër një operacion kirurgjikal dhe ishte futur edhe në gjendje kome nga mjekësia, pas rrëzimit në Arabinë Saudite.

"Gjatë transferimit të tij me aeroplan mjekësor nga Jeddah në Francë, Pierre Cherpin vdiq nga dëmtimet e shkaktuara nga rrëzimi gjatë fazës së 7-të, nga Ha'il në Sakaka, në 10 janar," thanë organizatorët në një deklaratë.