Kupa e Italisë/ Atalanta mposht Cagliarin dhe kualifikohet në çerekfinale

U luajt mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës së Gjimshitit dhe Caglarit, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Italisë.

Të pamposhtur prej nëntë ndeshjesh në të gjitha kompeticionet, “La Dea” u përball me kuqeblutë në vështirësi dhe duke kërkuar sukses që prej 25 nëntorit.

Pas golit të epërsisë nga Miranchuk (43, 1-0), miqtë reaguan dhe barazuan shifrat, falë golit të Sottil (55, 1-1).

Por në tre minuta, vendasit ndryshuan gjithçka me golat e Muriel (61, 2-1) dhe Sutalo (64, 3-1). Mjaftueshëm për të mposhtur Cagliari dhe për të arritur në çerekfinale.